Reshat Arbana rikthehet në teatër

31/10/2017 17:18

Artisti i madh, Reshat Arbana do t’i rikthehet teatrit në veprën “Babai”, e cila do të vihet në skenën e Teatrit “Skampa” të Elbasanit.

Mes aktorëve të tjerë si Flaura Kureta, Hysen Mullajonuzi, Mario Elezi dhe Elia Zaharia Zogu, regjisori Spiro Duni do të ketë protagonist edhe të madhin Reshat Arbana.

Vepra pritet të vihet në skenë së shpejti, ndërsa provat janë drejt fundit.

Top Channel