Sekuestrohen 16 tonë fanella false të Kampionatit Botëror me vlerë 7 milion euro, 95 persona në pranga
PSG nuk ka ndër mend që të ndalet, e pasi mori Neymar dhe Mbappe për shifra realisht të frikshme, ka hedhur sytë nga Philippe Coutinho.
Sipas televizionet transalpin “Telefoot”, drejtori sportiv i PSG, Antero Henrique dhe agjenti i Coutinho, Kia Joorabchian janë takuar në Londër.
Sipas të njëjtit burim, ata kanë hedhur bazar për një transferim të mundshëm të lojtarit në të ardhmen.
Por, transferimi i brazilianit të Liverpool, që nuk mendohet të ndodhë para verës së ardhshme, nuk do të jetë aq i lehtë për francezët.
25-vjeçari është në krye të listës së Barcelonës për të mbushur boshllëkun e madh të krijuar nga largimi i Neymar.
Top Channel