Prishet kontrata me Milanin, mbrojtësi largohet në Janar

31/10/2017 13:08

Gabriel Paletta do të largohet nga Milani në Janar, gjashtë muaj para skadencës së kontratës.

Mediat italiane shkruajnë se mes lojtarit dhe klubit kuqezi mund të arrihet një marrëveshje konsensuale, për ndërprerjen e kontratës.

Por nëse kjo nuk do të arrihet, nuk përjashtohet as shitja në merkaton e dimrit të mbrojtësit që iu bashkua kuqezinjve në 2015-ën.

Top Channel