U largua apo dha dorëheqjen? Gvozdenoviç flet për herë të parë për Top Channel
Golden State reagoi mjaft mirë pas disfatës së pësuar një ditë më parë nga Detroit Pistons në ndeshjen e radhës së kampionatit të NBA.
Skuadra kampione fitoi derbin kalifornian me LA Clippers në Staples Center të Los Angelesit 141-113 duke i shkaktuar kësaj të fundit humbjen e dytë radhazi. Skuadra e Warriors pati si protagonist në këtë ndeshje yllin e saj Stephen Curry që e mbylli takimin me 31 pikë, ndërsa Durant shënoi 19. Në krahun tjetër Danilo Gallinari shënoi 19 pikë dhe dha 4 asist, por ishin shumë pak për skuadrën e Clippers
Ndeshja më interesante e këtij raundi në NBA ishte padyshim ajo e zhvilluar në TD Garden mes Bostonit dhe San Antonios ku triumfoi skuadra nga Massachusets 108-94. Celtics të drejtuar nga Kyrie Irving ishte në udhëheqje të rezultatit gjatë gjithë kohës dhe në fund arriti të fitojë këtë opërallje duke e thyer tabunë San Antonio, i cili që nga 2011 i ka shkaktuar vetëm disfata. Për më tepër, me këtë sukses, Bostoni shkon në krye të renditjes së Konferencës së Lindjes së bashku me Detroit dhe Orlandon.
Tifozët e Houstonit u bënë dëshmitarë të një ndeshje të bukur mes Rockets dhe Philadelphias që u fitua nga kjo e fundit 115-107. Ai që u bë protagonist në Toyota Center ishte Ben Simmons me 24 pikë, 7 topa në tabelë dhe 9 assist, ndërsa Joel Embiid e mbylli takimin me 22 pikë.
Në ndeshjet e tjera Memphis u mund nga Charlotte 99-104, Orlando fitoi me New Orleans 115-99, ndërsa Dallas pësoi një tjetër humbje, këtë radhë ndaj Utah Jazz 104-99.
Top Channel