Klandestinë nga Greqia, shtohen rastet në Gjirokastër

31/10/2017 18:22

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër njoftoi për një numër në rritje të shtetasve nga vendet e Lindjes së Mesme, që tentojnë të kalojnë kufirin shqiptar në mënyrë të paligjshme me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Së fundi policia ndaloi 7 sirianë në fugonin e një ekuadoriani me banim në Holandë.

“Nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë në automjetin furgon me targë KG546L, në sediljet e pasme u konstatuan të fshehur 7 shtetas të huaj Sirianë, nga të cilët ishin 4 burra, 2 gra dhe 1 fëmijë i mitur, të gjithë nga Siria”, deklaroi Manol Dhamaj, drejtor i Policisë Kufitare në Gjirokastër.

Vetëm gjatë tetorit në Kakavijë janë ndaluar përgjatë kufirit nga policia shqiptare më shumë se 100 persona. Mes tyre ka nga ata persona që kane tentuar të rikthehen 5 apo 6 herë duke u bërë kështu “udhërrëfyes” për të tjerë klandestinë.

Me shumicën prej klandestinëve procedohet me kthime vullnetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA