Humbje për artin fierak, ndahet nga jeta aktori Sotir Stefa Në dhjetor të vitit të shkuar Mihal Luarasi foli për herë të fundit për Top Channel, duke komentuar me keqardhje humbjen e Lazer Filipit. Ndërsa këtë të martë fundtetori, iu dha lamtumira e fundit vetë atij.
“Një bashkëpunim shumë i mirë dhe i bukur”, tha aktorja Roza Anagnosti.
“Kam mbaruar Liceun Artistik bashkë me të. Kam kaluar një jetë të tërë, nga 1948 derisa ishte gjallë. Do të mbetet i paharruar”, u shpreh regjisori Kristaq Dhamo.
Ndërsa piktori Ksenofon Dilo, theksoi: “Ishte e papritur. E kisha takuar kohët e fundit dhe nuk besoja që do të ndodhte kjo”.
Shfaqjet e ngjitura në skenën e Teatrit Kombëtar janë “Dragoi i Dragobisë”, “Dhelpra dhe rrushtë”, “Mosha e bardhë”, “Rrugë të tërthorta”, “Një dashuri e tillë” etj.
Mihal Luarasi ishte regjisor i disa spektakleve të mëdha në Teatrin e Operas dhe Baletit, si “Karmen”, “La Traviata”, “Pranvera”, “Opera për tre groshë”, etj.
Kanë qenë “Njolla të murrme” dhe “Çështja e Inxhinier Saimirit” që u dënuan për kohën. E më pas fryma që ai i dha Festivalit të 11 të RTSH, në vitin 1972, shënoi përfundimisht burgosjen e tij për tetë vite.
“Kur bëri Festivalin e 11, të rinjtë e asaj kohe jetonin me krijimtarinë e këtyre njerëzve të mëdhenj”, tha kryeparlamentari Gramoz Ruçi.
Top Channel