Thaçi: Viktimat e krimit të trajtohen me dinjitet

30/10/2017 12:57

Në kuadër të javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar që përkushtimi ndaj respektimit i të të drejtave të njeriut e sidomos kategorisë së viktimave të krimit, duhet të jetë i përditshëm.

”Sot kur po shënojmë javën për të drejtat e viktimave të krimit, jemi mbledhur këtu për të treguar mbështetjen tonë dhe mbrojtjen ndaj tyre. Përkushtimi ynë ndaj tyre duhet të jetë i përditshëm”, ka deklaruar Thaçi.

Më tej Presidenti i Kosovës ka deklaruar se në bazën e rekomandimeve për trajtimin me dinjitet të viktimave të krimit, institucionet e vendit duhet të jenë të orientuara në krijimin e kushteve sa më të mira për këtë lloj të shoqërisë, shkruan Indeksonline.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA