Superiorja, Kamza befason kurbinasit brenda në Laç

30/10/2017 17:16

Ndeshja e fundit e javës së 8 në Kategorinë Superiore solli një fitore të papritur të Kamzës, në një fushë të vështirë si ajo e Laçit.

Formacioni surprizë i këtij sezoni në futbollin shqiptar ndëshkoi 1-0 kurbinasit, në një 90-minutësh ku nuk mungoi tensioni.

Pas një pjese të parë pa gola, një aksion i bukur i Frashërit nga e djathta solli edhe rrjetën e bukur me kokë të sulmuesit Sebino Plaku, që ishte dhe pika kulmore e takimit.

Më parë, Neziraj ishte ndëshkuar me daljen nga fusha, për shkak të dy kartonave të verdhë, ndërsa Sefgjini meritoi drejtpërdrejt të kuqin, pas goditjes me grusht të serbit Raçiç.

Suksesi në Laç e katapulton Kamzën e trajnerit Ndreu në vendin e katërt, shumë pranë zonës së kupave europiane dhe 9 pikë larg Skënderbeut kryesues.

Top Channel