Shakaja “e kripur” e PSG-së për “Halloween”

30/10/2017 19:34

Ethet e festës së “Halloween”-it kanë mbërritur edhe në kryeqytetin francez, me destinacion ekipin e Paris Saint Germain.

Klubi francez gjeti një mënyrë për të uruar futbollistët e tij për këtë festë, nëpërmjet një “Zombie”.

Një prej anëtarëve të klubit u maskua si personazhi kryesor i festës, që ndryshe quhet edhe si “Dita e të vdekurve”, duke u shfaqur në mënyrë të papritur gjatë xhirimeve të një videoje të veçantë të futbollistëve.

Marco Verrati, Angel Di Maria, Julian Draxler, Kylian Mbappe, apo edhe mbrojtësja Laure Boulleot ishin disa prej viktimave të kësaj shakaje të organizuar nga klubi transalpin.

Reagimet ishin të ndryshme, e jo të gjithë ranë prè e kësaj shakaje, përveç Boulleot dhe Mbappe, të cilët ishin ata që u trembën më shumë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel