Hamsik ka prenotuar një tatuazh…nëse shpallet kampion i Italisë

30/10/2017 19:04

Mjeshtri i tatuazheve Enzo Brandi, i preferuari i sllovakut Marek Hamsik, ka zbuluar një sekret të rëndësishëm teksa ka folur për radion “CRC”.

“Marek ka bërë tatuazh mëngjesin e sotëm një shqiponjë. Kohët e fundit kemi parë disa përpjekje të tij për të shënuar, por topi s’ka dashur të hyjë në portat kundërshtare. Maradona dihet që sheh çdo ndeshje të Napolit, ndërkohë që objektivi për rekordin e golave mbetet aty, e sllovaku më ka thënë se ditën pasi të përmbushet ky objektiv do të jetë sërish në studion time. ‘Scudetto’? Më ka rrëfyer se, nëse do të shpallet kampion i Italisë do të bëjë një tjetër tatuazh, të cilin e ka prenotuar që tani. Sigurisht që ka të bëjë me tringjyrëshin”, është shprehur tatuatori Brandi.

Edhe pse mund të jetë shumë herët të flitet për tatuazhe “titulli”, te Napoli njerëzit e kultit janë në pritje dhe mezi presin ta arrijnë këtë objektiv, që u mungon prej kohëve të Maradonës.

Top Channel