F1, Vettel ndërron motor para provave kualifikuese

30/10/2017 00:00

Nuk mjafton të bësh gjithçka mirë në sport, por ka nevojë dhe për pak fat.

Këtë po kërkon dhe Ferrari në Malajzi. Edhe pse ka dominuar sesionet e lira të provave, një problem është gjetur sërish dhe pikërisht te ai që lufton për titullin, Sebastian Vettel.

Gjermani që në sesionin e fundit u rendit i dyti, pati një problem elektrik në makinën e tij.

Inxhinierët, për të mos rrezikuar, vendosën të zëvendësojnë motorin, që është i katërti dhe i fundit për këtë sezon.

Top Channel