F1, Lewis Hamilton i lë pas të gjithë në Malajzi; Vettel i fundit

30/10/2017 12:05

Lewis Hamilton ka marrë “pole position” e 70 në karrierë në këtë fundjavë në Çmimin e Madh të Malajzisë, duke maksimalizuar shpresat e tij për një sukses në garën e e së dielës.

Gjithçka është lehtësuar për britanikun e Mercedesit pas lajmit për tërheqjen e Sebastian Vettel që në sesionin e parë të provave zyrtare, një largim që përkthehet me vendin e fundit për startin e garës. Motori i gjermanit të Ferrarit dështoi në provat e lira dhe pavarësisht punës së inxhinierëve të skuadrës italiane, ishte e pamundur që të rikuperohej problemi brenda 2 orëve.

Megjithatë, “Kokëkuqja” mban shpresat gjallë për garën e nesërme duke qenë se piloti tjetër i tyre, Kimi Raikonen, regjistroi një kohë vetëm 74 të mijëtat më ngadalë sesa ajo e Lewis Hamilton. Finlandezi do të niset përkrah tij në linjën e parë të startit.

Ndërkohë, në linjën e dytë do të jenë dy makinat Red Bull. Max Verstappen, ditën që mbushi 20 vjeç, regjistroi kohën e tretë më të shpejtë në këto prova, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Daniel Ricardo, do të startojë nga vendi i katërt.

Vetëm në të pestin gjendet Mercedesi tjetër i Valtteri Bottas, i cili nuk mundi të jetë në të njëjtin ritëm me Hamilton. Gjithsesi, gara e Malajzisë me këtë renditje në prova parashikohet të jetë spektakolare, në një duel distance mes britanikut të Mercedesit dhe Sebastian Vettelit, i cili shprehet optimist për një rezultat pozitiv.

Gjithçka do të trasmetohet drejtpërdrejtë në Top Channel, duke filluar nga ora 09:00.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA