Edhe Kevin Spacey ka ngacmuar seksualisht?!

30/10/2017 08:56

Pas vitesh refuzimi për t’i dhënë përgjigje zërave për seksualitetin e tij, aktori fitues i oskarëve, Kevin Spacey, tha të dielën se kishte zgjedhur të jetonte jetën e tij si një person gay. Ai po ashtu i kërkoi ndjesë aktorit Anthony Rapp, në të njëjtin postim, për një incident që ky i fundit tha se kishte ndodhur në 1986.

Nën akuzat për agresion seksual është gjendur së fundi edhe njëri prej aktorëve më në zë të Hollywood, Kevin Spacey, i cili u detyrua të kërkonte ndjesë publike për ngacmimin e një adoleshenti dekada më parë.

Aktori Anthony Rapp, atëherë ishte 14 vjeç ndërsa spacey 26. Ky i fundit e kishte ftuar në një festë ku ndodhi dhe incidenti. “Sinqerisht, nuk e mbaj mend atë moment, ka ndodhur përpara 30 vjetësh, – u shpreh Spacey – por nëse i kam bërë vërtet veprimet e pretenduara i detyrohem atij personi një ndjesë të sinqertë për atë që duhet të ketë qenë rezultati i sjelljes se pahijshme të një të dehuri”.

Rapp vendosi ta tregojë tani historinë e tij i shtyrë nga shpërthimi i skandalit të Harvey Weinstein. Aktori i “Star Trek: Discovery” rrëfeu në një intervistë për BuzzFeed News sesi ylli i “House of Cards” ishte përpjekur ta joshte, por ai kishte mundur të largohej nga dhoma.

Spacey, sipas mediave rozë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dalë hapur si gay duke theksuar se gjatë jetës së tij kishte pasur eksperienca si me femra, ashtu dhe me meshkuj, por tani preferon të qëndrojë tek këta të fundit.

Edhe pse shumë admirues i kane dalë në mbrojtje për faktin se me këtë vendim, i dhanë fund thashethemnajës që rrethonte prej kohesh seksualitetin e tij, pati një përplasje të madhe online lidhur me ndjesën e 58-vjeçarit për të cilin shumë thonë se po përpiqet të shmangë peshën e fajit të tij të vërtetë, që është sjellja e pahijshme intime me një djalë të mitur.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel