Dorëheqja e Visho Ajazit, Basha: Presion për Tahirin

30/10/2017 13:43

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha del në konkluzionin se dorëheqja e kreut të SHISH është bërë për shkak të presioneve, në lidhje me çështjen e hetimit ndaj Saimir Tahirit.

“Një Shërbim Informativ, i cili harton raporte për përfshirje të krerëve të policisë në kultivimin e trafikimin e drogës, siç ka bërë SHISH është halë në sytë e narko-shtetit dhe të Edi Ramës. Ndaj, nuk mund të kem konkluzion tjetër, vetëm të presionit politik. Kjo tregon që narko-shteti është në panik total dhe po bën gjithçka për të mbyllur aferën e Saimir Tahirit. Por, e kundërta do të ndodhë, kësaj afere do t’i shkohet deri në fund. Saimir Tahiri nuk do t’i shpëtojë drejtësisë. Saimir Tahiri duhet të arrestohet. Përdorimi i imunitetit parlamentar për të ndalur arrestimin e Saimir Tahirit bëhet vetëm për të mbrojtur atë dhe bashkëpunëtorët e tij, duke përfshirë edhe Edi Ramën. Prandaj, jo vetëm kjo çështje nuk do të mbyllet, por të tjera do të hapen në ditët në vijim”, tha Basha.

Top Channel