Humbje për artin fierak, ndahet nga jeta aktori Sotir Stefa Ata janë rikthyer sërish me një tjetër homazh për muzikën shqiptare. Janë “Peppa Marriti Band”, të cilët sapo kanë publikuar videoklipin e tyre të dytë, një ripunim i këngës “25 gërsheta”.
Në tekstin shpjegues krah videos së publikuar grupi i 5 djemve nga Kozenca ndan me admiruesit e muzikës së tyre se është Shqipëria, atdheu i të parëve që i emocionon aq shumë sa herë flitet për të, e që i frymëzon në krijimet e tyre.
Video është xhiruar në komunen Amendolara në Kalabri, ndërsa protagonist të saj nuk janë vetëm djemtë e bandës arbereshe, por edhe grupi folk “Shqiponjat”, që kërcejnë me kostumet arbëreshe.
Ndonëse ka vetëm pak ditë që është publikuar krijimi i tyre i ri, të shumtë janë ata që e kanë përqafuar këtë version të “25 gërshetave arbëreshe”.
Top Channel