“Tirana Trophy 2017”, edicioni i tretë i Taekwondosë në “Asllan Rusi”

29/10/2017 12:07

Në ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” u zhvillua edicioni i “Tirana Trophy” në Taekwondo, i organizuar nga “Qendra Taekwondo”.

Në këtë kompeticion morën pjesë 480 sportistë nga 8 shtete të Europës, ndërkohë që të bënte përshtypje edhe prania e një skuadre nga ishujt Seychelles.

Në total u zhvilluan 500 ndeshje, në 6 arena, dhe pjesëmarrësit ishin të ndarë në kategoritë e fëmijëve, para të rinjve, të rinjve dhe të rriturve.

Sportisti më i mirë i këtij turneu u shpall shqiptari Leonard Kollçaku, i cili ka shënuar disa fitore radhazi. Kollçaku konsiderohet si e ardhmja e këtij sporti, që mund të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike.

Ndërkohë, në këtë kompeticion u përcaktuan edhe skuadrat fituese për kategoritë fëmijë, kadet, junior dhe senior, të cilat janë “Qendra Taekwondo”, “Ortek”, “Tirana”, “Olimpik Art Kosovo”, “Montenegro Star” dhe “Olimpik Club Lecce”.

Top Channel