Ter Stegen pret, Messi “vulos”

29/10/2017 08:41

Barcelona arriti një fitore shumë të rëndësishme në fushën e Athletic Bilbao falë portierit Ter Stegen dhe të zakonshmit Leo Messi.

Katalanasit fituan 0-2 në “San Mames”, duke mos pësuar gol falë pritjeve të gjermanit dhe duke shënuar nga ana tjetër me yllin argjentinas, i cili goditi shtyllën pak minuta para se të shënonte.

Barcelona vuajti deri në fund të ndeshjes, derisa Paulinho shënoi golin e dytë.

Me këto 3 pikë, katalanasit ruajnë kryesimin e renditjes me 4 pikë më shumë se Valencia e vendit të dytë dhe 8 më shumë se Real Madrid, që ka një ndeshje më pak.

Top Channel