Lazio nënshtron Beneventon, ngjitet përkohësisht në krye

29/10/2017 14:41

Tri gola në 23 minutat e para i kanë mjaftuar Lazios, për të vërë nën tutelë e për ta shpartalluar më pas 5-1 ekipin e Beneventos në “Vigorito”.

Bastos, Immobile, Marusiç ishin autorët e golave të parë, në një ndeshje ku u pa qartësisht diferenca mes dy skuadrave, me ekipin vendas që është ngjitur sivjet në Serie A pa gjuajtur as edhe njëherë të vetme në portën e Strakoshës.

Pjesa e dytë nisi ndryshe për Beneventon, që falë edhe aktivizimit të Cicirettit, arriti të godasë për herë të parë, por edhe për të shkurtuar diferencën momentalisht, përballë portierit të Kombëtares shqiptare.

Por ky nuk ishte gjë tjetër veçse një episod, pasi lacialët do të “blindonin” rezultatin me golat që pasuan ng Parolo dhe Nani, me portugezin që shijon për herë të parë golin në Serie A.

Benevento fundoset në klasifikim, me 11 humbje në 11 ndeshje, ndërsa Lazio sapo fut në arkivin e saj fitoren e gjashtë radhazi, e ngjitet përkohësisht në krye të klasifikimit së bashku me Juven dhe Napolin, por me skuadrën e Sarrit që ka një ndeshje më pak.

Top Channel