Kush bën pyetje më të vështira, Zaho apo Edi?!
29/10/2017 16:40
Kryeministri Edi Rama është ndodhur shpesh përballë gazetarëve, moderatorëve, apo analistëve në emisione të ndryshme, e thuajse gjithnjë ka pasur një përgjigje për t’u dhënë atyre.
Por mesa duket ekziston një person që e vë në vështirësi kryeministrin me pyetjet që i bën. Ai është djali i tij i vogël Zaho, i cili natyrshëm nuk bën pyetje tendecioze, por thjesht nga kurioziteti i pastër i një fëmije.
Përmes një fotoje të publikuar në “Facebook” me djalin e tij, Rama duket se e pranon se Zaho e vë realisht në vështirësi me pyetjet e tij.
Top Channel