“Kujt do t’ia ngecim Gabigolin?”

29/10/2017 18:51

Gabriel Barbosa, i njohur ndryshe si Gabigol është një hall që Interi ja la në derë Benfikës në verë dhe për këta të fundit kanë filluar dhimbjet e kokës. Dy muaj pas huazimit me të drejtë blerje për 25 milionë euro, drejtuesit luzitanë kanë dalë në përfundimin se Gabigol nuk është një futbollist që ja vlen ta mbash në skuadër.

Me vetëm një gol të shënuar dhe shumë pak minuta aktivizim, braziliani i ka shtyrë drejtuesit e klubit të mendojë për ta larguar që në janar. Hipoteza e parë është që ta rikthejnë në Milano, por zikaltrit nuk janë aspak dakord me një lëvizje të tillë, ndërsa presin shitjen përfundimtare për të rregulluar buxhetin.

Në këto, kushte Benfika është duke menduar që ta kalojë me formulën e huazimi në Brazil 21-vjeçarin, ndoshta tek Santos.

Top Channel