Kërcënimi i ri i ISIS-it me protagonistë Neymar dhe Messi

29/10/2017 08:49

“Nuk do të keni siguri derisa nuk kanë as vendet myslimane”.

Ky është kërcënimi i ri i ISIS-it, që ditët e fundit është përqendruar në Botërorin e futbollit që do të zhvillohet në Rusi, në vitin 2018 (14 qershor-15 korrik).

Këtë radhë, protagonistët janë dy nga futbollistët më të mëdhenj të aktualitetit: Neymar Jr. dhe Messi.

Argjentinasi i Barcelonës ishte shfaqur edhe përpara pak ditësh në një tjetër foto-montazh. Edhe trajneri i Francës, Didier Deschamps ka qenë pjesë e kërcënimeve të grupit terrorist.

Top Channel