Duro i sigurt për Flamurtarin: Skuadra nuk ka presion

29/10/2017 19:11

Flamurtari arrin një fitore të rëndësishme në kryeqytet me Partizanin dhe për trajnerin Duro kjo nuk është një rastësi, por fryt i një punë shumë të mirë të skuadrës.

“Nuk doja të isha unë protagonisti i humbjes së Partizanit, por unë jam profesionit dhe dua të bëj më të mirën me Flamurtarin. Sot ishte ndeshje e rëndësishme, me një rival që ka vite që lufton për titullin, me moral të lartë, por të jemi të sinqertë, nuk ka fituar me një futboll kualitativ. Për këtë unë e kisha bindur skuadrën që në mund të fitonim sot në Tiranë dhe ja dolëm. Futbollistët më ndoqën. Sot nuk kishim shumë presion, presionin më të madh e kem patur sezonin e shkuar, kur arritëm t’i shpëtonim rënies nga kategoria”, tha trajneri i Flamurtarit Shpëtim Duro.

Pozitat e vlonjatëve tani janë forcuar ndjeshëm në tabelën e klasifikimit dhe kjo i jep me shumë besim edhe Duros për këtë sezon.

“Ishte fitore e rëndësishme me një rival direkt, por duhet të jemi realistë, sepse ne kemi bërë mirë deri tani, por kampionati është i gjatë dhe duhet të jemi të përqendruar për çdo ndeshje. Mungesa e Trashit ka bërë që loja e Partizanit të mos ishte rezultateve në krah. Ndërsa ne sot morëm masat dhe Hoxha me Mustën bënë një lojë të shkëlqyer pikërisht nga krahët”, përfundoi Duro.

Top Channel