100 ndeshje me Napolin, Hysaj nderohet para tifozëve

29/10/2017 21:12

Edhe pse nuk luajti në fitoren 3-1 të Napolit ndaj Sassuolos, Elseid Hysaj ishte protagonist në fillimin e ndeshjes, pasi për të ishte rezervuar një surprizë.

Ndaj Interit, mbrojtësi shqiptar luajti ndeshjen e 100 me Napolin dhe për këtë duhet të kishte edhe një festë në vogël me tifozët në “San Paolo”.

Në fillimin e ndeshjes, kapiteni Hamsik i dhuroi shqiptarit një fanelë me numri 100, ndërsa më pas pati edhe duartrokitje për të nga të gjithë të pranishmit në stadium.

Ndërkohë, klubi rezervoi edhe një postim në “Twitter”, duke uruar Hysajn për 100 ndeshjet e zhvilluara me të kaltrit.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel