Sebastian Vettel formula 1 ka rezultuar më i shpejti në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Meksikës, duke siguruar kështu edhe Pole Position në garën e së dielës në orën 20:00.
Gjermani ka realizuar xhiron më të shpejtë, duke regjistruar kohën 1:16:488. Ndërsa pas tij do të jetë piloti i Red Bull, Max Verstapen.
Gabimi në kthesën e fundit i ka kushtuar shumë Lewis Hamilton, i cili do të niset i treti, por edhe ky pozicion është mjaft komod për britanikun, pasi me një llogaritje të thjeshtë ai duhet të përfundojë garën i 5-ti për t’u shpallur kampion të dielën mbrëma.
Piloti i Mercedesit ka një avantazh prej 66 pikësh përkundrejt gjermanit të Ferrarit, Sebastian Vettel, teksa kanë mbetur për t’u zhvilluar 3 gara me 75 pikë në lojë.
Top Channel