Ruçi: Integrimi të mos ngadalësohet

28/10/2017 10:48

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i bënë apel Europës, se mënyra më e mirë për të përballuar sfidat e shumta me të cilat ajo po përballet, është vijimi i procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Për t’u bërë ballë krizave dhe sfidave të sigurisë me të cilat po përballemi sot, procesi i integrimit nuk duhet të frenohet apo ngadalësohet. Nga ana tjetër, ne në Ballkanin Perëndimor duhet të tregojmë vendosmëri në rrugën e reformave, e cila është përgjegjëse për shpejtësinë me të cilën zhvillohet procesi i integrimit”.

Këto deklarata, kryeparlamentari i Shqipërisë, i bëri gjatë punimeve të Konferencës së 8-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në fokus te diskutimeve ishin sfidat me të cilat përballet sot rajoni jonë por dhe gjithë globi.

Top Channel