NBA, vjen humbja e parë për San Antonio

28/10/2017 13:31

San Antonio pëson disfatën e parë në kampionatin e NBA. Skuadra teksane u mposht nga Orlando Magic në Florida me rezultatin 87-114.

Orlando dominoi në dy periodat e para të cilat i mbylli 61-34, një avantazh të cilin Magic arriti ta administrojë mjaft mirë në 2 periodat e tjera. Fournier me 25 pikë dhe Biyombo me 8 topa në tabelë drejtuan Orlandon drejt kësaj fitoreje me San Antonio Spurs për të cilin ai që spikati ishte LaMarcus Aldridge me 24 pikë të shënuara

Golden State vuajti shumë ndaj Washingtonit por arriti të fitojë këtë përballje duke regjistruar suksesin e katërt në këtë sezon. Në Oracle Arena, kampionët në fuqi të NBA e mbyllën sfidën 120-117 falë edhe 31 pikëve të Durant e 20 të Stephen Curry. Në 2 minutat e fundit të ndeshjes u shënua dhe një episod jo fort i këndshëm pasi Draymond Green dhe Beal u përfshinë në një zënkë duke detyruar arbitrin e ndeshjes t’i përjashtojë të dy basketbollistët nga parketi

Shumë më të lehtë e pati sfidën e saj Houston ndaj Charlotte Hornets. Skuadra teksane efitoi këtë sfidë me rezultatin 109-93 ku ai që spikati ishte i zakonshmi James Harden që regjistroi një bilanc me 27 pikë, 11 assist dhe 10 topa në tabelë. për Charlotte, Kemba Walker shënoi 26 pikë, por për Hornets kjo statistikë rezultoi e pamjaftueshme.

Në ndeshjet e tjera, Minnesota mundi Oklahomën 119-116, Atlanta u mposht nga Denver 100-105, Toronto fitoi me Los Angeles Lakers 101-92, ndërsa Neë York Knicks fitoi derbin me Brooklyn Nets 107-86.

Top Channel