Lushnja prek fitoren e parë në Superiore

28/10/2017 15:59

Lushnja nuk është dorëzuar ende, madje mund të thuhet që tani filloi kampionati i tyre. Lagunarët kanë arritur fitoren e parë sezonele, pikërisht në javën e 8-të, në shtëpinë e tyre, teksa prisinin Teutën e Durrësit.

Takimi i lujtur në stadiumin ‘Roza Haxhiu’, që ngriti edhe siparin e javës së 8-të të Kategorisë Sueperiore u mbyll në shifrat 2-1 për vendasit. Ishin miqtë nga Durrësi që përshpejtuan takimin me golin, kur në minutën e 3-të të lojës Dediç, befasoi portierin Spaho.

Goli i shënuar kaq shpejt krijoi idenë se Lushnja do të regjistronte humbjen e radhës në shtëpi, por loja foli ndryshe. Futbollistët vendas bënë një lojë shumë të mirë dhe rrezikuan shumë shpejt për të barazuar. Por goli erdhi në minutën e 36-të, pas një goditje dënimi, devijimi me kokë i Markut e shtyu topin në rrjetë.

Edhe në pjesë e dytë, lushnjarët e rritën nivelin e lojës së tyre, ndërkohë që miqtë bënë shumë gabime në rreshtim. Në minutat e fundit pas disa goditjeve nga këndi, Sefa mori përsipër një aksion të gjatë në zonë, të cilin e finalizoi duke e çuar topin në rrjetë.

Lushnja arrin të paren fitore sezonale dhe ngjitet në kuotën e 5 pikëve, po aq sa Luftëtari dhe Vllaznia, ndërkohë që kjo ishte ndehja e 6-të pa fitore për Teutën dhe humbja e katërt radhazi.

Top Channel