Bayern kalon Leipzing dhe merr kreun

28/10/2017 20:24

Bayern Munich nën drejtim e Jupp Heynckes njeh vetëm fitore dhe pas tre fitoresh të njëpasnjëshme në Bundesligë ka marrë kreun e kampionatit gjerman, duke mposhtur 2-0 Leipzig, një nga rivalët direkt në rrugën për titull.

Pas humbjes së Borusia Dortmund, sfida Bayern Munich-Leipzing zhvillohej edhe për kreun e Bundesligës, por në të 13-ën, Will Orban ka lënë miqtë me 10 lojtarë në fushë.

Duke qenë superiorë në numra, s’ka kaluar shumë dhe bavarezët e Jupp Heynckes kanë kaluar në avantazh me anë të James Rodriguez që shënon golin e parë të takimit në të 19-ën. Ndërsa në të 38-ën, ka qenë Robert Lewandowski që ka dyfishuar rezultatin.

Edhe në fraksionin e dytë të ndeshjes lojtarët e Bayern Munich kanë dominuar në fushë, por loja e zhvilluar nuk ka prodhuar më gola.

Me këtë fitore Bayern Munich ka shkuar në kuotën e 23 pikëve pas 10 javësh kampionat, 3 më shumë sesa ndjekësja më e afërt, Borusia Dortmund.

Rimarrja e kreut nuk ka ardhur vetëm si pasojë e fitoreve të baravarezve, por edhe për shkak të ecurisë së dobët të Dortmund, të cilët në 3 javët e fundit të Bundesligës kanë marrë vetëm 1 pikë.

Top Channel