Adoleshentët britanikë të “frikshëm”

28/10/2017 16:55

Rrugët e Britanisë u “lanë në gjak” mbrëmjen e kaluar, teksa shumë të rinj dolën në rrugë duke u shfaqur të veshur me versione nga më të frikshmet.

Me Halloween për këtë vit i bie të martën e mbrëma, festa në Britani ka filluar që mbrëmë me shumë adoleshentë, e jo vetëm, që përfituan nga fundjava për të nxjerrë në pah versionin e tyre të frikshëm.

Por më shumë se sa veshjet e tyre, ajo çfarë tremb më tepër janë sjelljet e tyre në rrugë, ku një pjesë duket që kanë humbur ndjenjat nga pija e tepërt.

Në Newcastle temperaturat gjatë natës ranë deri në 7 gradë dhe shumica e femrave nuk kishin veshjen e duhur për të përballuar të ftohtin, duke përjetuar një tmerr të vërtetë.

FOTO GALERI
1/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA