Montella: Ndeshja ndaj Juventusit, pikë kthese

27/10/2017 13:20

Fitorja kundër Chievos ka rikthyer qetësinë te Milani, por tashmë, për kuqezinjtë duhet konfirmimi ndaj Juventusit, ditën e shtunë.

“Nëse do të fitojmë, për ne nis kthesa në kampionat. Shoh dritë në fund të tunelit dhe skuadra po rritet shumë. Duhet ndeshja perfekte dhe pak fat, por i kemi të gjitha kushtet për të mundur Juventusin”, tha trajneri i Milanit, Vincenzo Montella.

Në lidhje me Suson, i cili duket se më në fund është vënë në qendër të projektit kuqezi, Montella tha: “Është në kushte të mira dhe është talenti më i mirë në këtë moshë që kam pasur nën urdhra”.

Top Channel