Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Prej disa ditësh në mediat kosovare qarkullon lajmi se Lothar Matheus mund të marrë drejtimin e përfaqësueses së futbollit duke zëvendësuar në këtë post Bunjakun.
Ky lajm tërhoqi vëmendjen përtej kufijve të Kosovës dhe në Serbi, B92 thotë se ka intervistuar vetë ish-lojtarin gjerman, që e ka mohuar kategorikisht këtë.
“Unë trajner i Kosovës? Me mirësjellje më duhet të them se nuk ka asnjë mundësi. E refuzoj këtë”, ka deklaruar ai sipas B92.
Lajmi u përhap më shumë pas ndarjes së çmimeve të FIFA-s, ku kreu i FFK-së Fadil Vokrri pati një takim me Matheus. Menjëherë pas kësaj ai tha se për trajnerin e përfaqësueses së Kosovës ka disa emra në mendje dhe nuk përjashtoi atë të ish-lojtarit të famshëm gjerman.
Karrierën si trajner Matheus e ka nisur në vitin 2001 me Rapidin e Vjenës, për të kaluar një vit më vonë tek Partizani i Beogradit dhe më pas tek Hungaria, Atletiko Paranense, Red Bull Salzburg, Makabi Haifa dhe në fund tek Bullgaria, ku u shkarkua në vitin 2011. Që prej asaj kohe, ai nuk ka drejtuar më asnjë klub apo përfaqësuese futbolli.
Top Channel