Konferenca e kryeparlamentarëve të Ballkanit Perëndimor

27/10/2017 10:47

Kryetari i Kuvendit do të marrë pjesë këtë të premte në Konferencën e 8-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gramoz Ruçi bashkëkryeson sesionin e parë mbi “Integrimi në BE: Rezultatet dhe aspiratat”.

Në konferencë do të diskutohet dhe mbi dimensionin e Sigurisë së Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor si Kontribut në Stabilitetin e Europës.

Në kuadër të Konferencës, z. Ruçi do të zhvillojë takime dypalëshe me kryetarët e Parlamenteve pjesëmarrës në konferencë.

Top Channel