Shkenca ka qenë shumë e suksesshme në shpjegimin e proceseve natyrore dhe kjo ka çuar jo vetëm në rritjen e të kuptuarit të universit, por edhe në përmirësime të mëdha në teknologji, shëndetësi dhe mirëqenie publike.

Që kur njerëzimi theu lidhjet e gravitetit, ne kemi qenë në gjendje ta shohim Universin si kurrë më parë. Nuk jemi më të kufizuar në vendndodhjen tonë këtu në Tokë, ne kemi zbuluar më në fund të vërteta kozmike që na kanë shmangur për tërë historinë njerëzore.

Falë përparimeve tek avionët hapësinorë ​​dhe zgjuarsisë e investimeve të NASA-s, rritja jonë shkencore ka ardhur sëbashku me disa nga imazhet më spektakolare dhe ndriçuese që janë kthyer në Tokë. Në pesë tipologji të ndara, këtu janë pesë imazhe nga NASA që ndryshuan mënyrën se si e shohim botën.

FOTO GALERI
1/6
Imazhi më i madh i publikuar ndonjëherë për Universet e largëta. Kompleksi "Extreme Deep Field" i Hubble-it . Më shumë se 20 vjet më parë, u fiksua imazhi i parë nga Hubble Deep Field. Duke treguar në një copë bosh qielli dhe duke mbledhur fotone të vetme për ditë të tëra, ajo ishte në gjendje të zbulonte atë që qëndronte atje në humnerën e madhe kozmike: miliarda dhe miliarda galaktikash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA