Vrau 22 vite më parë, ekstradohet nga Skocia 47-vjeçari

25/10/2017 15:06

Një 47-vjeçar i dënuar për vrasje është ekstraduar nga Skocia. Astrit Picari i është dorëzuar në Rinas autoriteteve shqiptare.

Picari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në nëntor të 1997 gjykata e Tiranës e ka dënuar me 17 vjet burg për akuzën vrasje me dashje. Ai u arrestua në Edinburg të Skocisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 20 tetor të 1995, 22 vite më parë, ku pas një konflikti në një lokal në Vorë të Tiranës, ka ndjekur e më pas ka vrarë me armë zjarri K.M.

Top Channel