SHBA, punonjësi i aeroportit jep udhëzime duke kërcyer (Video)
25/10/2017 09:14
Zakonisht, fazat që paraprijnë ngritjen e avionit në fluturim i dedikohen shpjegimit nga ana e asistentëve se si duhet të sillemi në raste emergjence.
Por, pasagjerët në bordin e një avioni nga Nju Jorku në Neshvill nuk e patën mendjen te këto shpjegime, por te një punonjës i aeroportit shumë i veçantë, i cili i jepte udhëzimet për manovrat e mjetit fluturues duke kërcyer.
Një nga personat në bord e regjistroi të gjithë kërcimin dhe videon e postoi në Facebook, aty ku ka kaluar 1 milion shikimet.
Top Channel