Rama: Imuniteti ka rënë. S’po mbrojmë Tahirin, por drejtësinë

25/10/2017 13:04

Pas përfundimit të seancës në Kuvend, Edi Rama foli për mediat duke thënë se imuniteti i deputetit Tahiri ka rënë dhe opozita diskutohet arresti me burg për të.

“Turp për të gjithë ata që nuk e kanë kuptuar se për çfarë bëhet fjalë. Jemi në kushte të qarta për këdo. Imuniteti i deputetit ka rënë prej kohësh. Këtu nuk diskutojmë heqjen e imunitetit, por arresti me burg për të. Këtu nuk jemi për të mbrojtur një deputet, por për të mbrojtur ligjin, drejtësinë dhe Kushtetutën”, tha Kryeministri Rama.

Më tej, Rama tha se nuk bën vaki që Prokuroria të arrestojë një deputet pa kaluar nga Kuvendi apo Gjykata.”Prokuroria ka të gjitha mundësitë për ta çuar hetimin përpara”.

Rama akuzoi edhe gazetarët si të painformuar. “Sot jemi këtu jo për të mbrojtur një deputet, por për të mbrojtur drejtësinë. Cili prej jush do të pranonte që pronari do ta çonte në burg se mund të ketë vjedhur ndonjë mikrofon? As përpiqeni të thelloheni në ato që lexoni dhe as nuk doni të dëgjoni. Cili është roli që përfshin Kuvendin e Shqipërisë? Çfarë është Kuvendi, një studio noteri? Çfarë është Komisioni i Mandateve? Për çfarë është aty Kuvendi. Këtu nuk bëhet fjalë për imunitetin, por një kërkesë shumë ekstreme ‘arrestin me burg”, tha Rama.

Top Channel