Pukë, asgjësohen parcelat e hashashit, dy në pranga

25/10/2017 13:18

Një operacion masiv u zhvillua sot në zonat e thella malore të Pukës, ku janë gjetur disa parcela me hashash, ku ishin kultivuar 473 rrënjë kanabis.

Në vendngjarje u arrestuan dy persona të cilët ruanin me armë automatik  parcelat me canabis.

Top Channel mëson se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë iu afruan vendngjarjes nën kamuflim dhe arritën t’i kapin pa bërë rezistencë ndërsa ngroheshin pranë zjarrit.

Vetë drejtori i policisë së Shkodrës, Gjovalin Loka bëri të ditur se janë arrestuar Fatmir Nikolli, 32 vjeç dhe Preng Gjergji, 26 vjeç.

“Në afërsi të parcelës së mbjellë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në proces tharje, disa bimë të tjera të dyshuara kanabis, bashkë me 2 thasë me peshë totale 50 kg lëndë narkotike. Gjithashtu, forcat policore gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet përreth, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik”, bëri të ditur Loka.

Top Channel