Humbje për artin fierak, ndahet nga jeta aktori Sotir Stefa “Minjtë janë të mirë për metafora”, thuhet në fillim të një prej eseve satirike të autorit Karl Kraus. Edhe pse artistja austriake, Deborah Sengl nuk e citon këtë pasazh në projektin e saj, ajo paraqet një shfaqje të skicuar, që përbëhet nga 176 minj të balsamosur. 44 inskenimet tripërmasore sjellin veprën “Ditët e fundit të njerëzimit”.
“Kjo ekspozitë u krijua në kuadër të 100-vjetorit të Luftës së Parëe Botërore, në vitin 2014. Asokohe më ra në duar vepra e shkrimtarit aq të njohur për austriakët, Karl Kraus, dhe vendosa ta risjell në mënyrën time, sepse aktualiteti i saj më bindi. E përdor metaforën që prej 20 vitesh, kjo pasi jam kritike e madhe e shoqërisë. Minjtë e bardhë simbolizojne neutralitetin, sepse nuk ka njerëz të mirë apo të këqinj. Ka vetëm një mi të zi dhe ai është autori, që e sheh ekspozitën nga lart”, tha Deborah Sengl, artiste.
Deborah është diplomuar në Universitetin e Arteve të Aplikuara në Vjenë. Si bijë e dy prindërve artistë, ndikimi i tyre duket qartë në veprën e saj.
“Unë dhe artistja kemi punuar për rreth një vit për të sjellë këtë ekspozitë, ku Deborah ka bashkuar elementë të historisë, letërsisë e artit kontemporan. Është një satirë e fuqishme kundër imoralitetit, dhunës dhe prishjes së familjes, përmes skenave të paraqitura nga minj të balsamosur”, tha Gunther Oberhollenzer, kurator.
Ky teatër kafshësh, i çelur këtë të mërkurë në Galerinë Kombëtare të Arteve, do të presë spektatorë deri më 25 nëntor.
Top Channel