Marquez-Hamilton, si Rossi-Schumacher në 2013-n

25/10/2017 16:38

Meksika dhe Malajzia, me shumë mundësi do të kthehen më 29 tetor në vendet e festës për titujt kampion, si për Lewis Hamilton në Formulën 1, ashtu dhe për Marc Marquz në MotoGP.

Hamilton ka një avantazh prej 66 pikësh nga Sebastian Vettel, e thuajse e ka prekur me njërën dorë trofeun e titullit të katërt kampion bote në F1, kur mbeten 3 gara për t’u zhvilluar. Marquez, edhe pse ka gjysmën e pikëve të britanikut, 33 më saktësisht, avantazh ndaj Andrea Doviziosos, për fatin e tij të mirë ka edhe një garë më pak për të zhvilluar, kështu që duke vendosur shenjën e barazimit, edhe ai mund të përgatisë bluzen triumfuese për titullin e katërt në MotoGP, në 5 vitet e fundit.

Sa i përket statistikave, për një triumf të dyfishtë F1-MotoGP duhet të rikthehemi plot 14 vite më parë. Ishte viti 2003, kur titujt kampion në sportin e dyrrotakëve dhe katërrrotakëve e siglonin Valentino Rossi dhe Michael Schumacher, ekzaktësisht më 12 tetor. Ishin titujt e katërt radhazi për Schumin me Ferrarin dhe i treti radhazi për “Doktorin” në MotoGP me Hondën.

Për Vale Rossin, në atë sezon të fundit me Hondën zyrtare përpara se të kalonte tek Yamaha, ishte një lloj triumfi i jashtëzakonshëm: 16 gara pa zbritur kurrë nga podiumi, me një bilanc përfundimtar prej 9 fitoresh, 5 vendesh të dyta dhe 2 vende të treta.

Ndërkohë që triumfi i Schumacherit vinte në një sezon tjetër, pas atij rekord që kishte shënuar më21 korrik të vitit 2002: plot 17 çmime të mëdha në podium, pa mbetur asnjëherë jashtë tij.

 

Top Channel