Marco Reus kërkohet nga United dhe Arsenal

25/10/2017 13:15

Sulmuesi i kombëtares gjermane, Marco Reus është përndjekur nga dëmtimet e rënda në vitet e fundit, duke kushtëzuar karrierën e një sulmuesi që pritej të ishte në një nivel me Messin dhe Ronaldon.

Por pavarësisht fatit të keq dhe oshilacioneve në karrierë, bomberi i Borussia Dortmund vazhdon të kërkohet nga ekipet më të njohura kontinentale.

Arsenal dhe Manchester United po monitorojnë situatën e sulmuesit nga Nordrhein-Westfalen, me kontratën që skadon në vitin 2019. Marco Reus po vuan ende problemet me dëmtimet dhe aktualisht këputja e ligamenteve do ta mbajë jashtë deri në vitin 2018.

Futbollisti gjerman pranoi se po konsideron largimin nga Borussia Dortmund, si mënyrë për të ndryshuar ambient dhe për t’i dhënë karrierës një stimul të ri.

Ofertat nga skuadra si Arsenali dhe Manchester United vijnë një herë në jetë dhe Marco Reus ka udhëzuar agjentin e tij të negociojë një transferim të mundshëm. Por futbollisti gjerman nuk ka luajtur me Dortmundin që prej muajit maj, pas dëmtimit të ligamenteve në suksesin 2-1 me Eintracht Frankfurt.

Ai ka luajtur vetëm 17 ndeshje në Bundesligë sezonin e kaluar, në një kampionat ku është shpallur dy herë më i miri.

Top Channel