Lezhë, zjarri vret të moshuarin. Flakët nisën nga një cigare

25/10/2017 12:05

Një i moshuar humbi jetën në fshatin Rrilë të Lezhës kur dhoma ku ai po flinte mori flakë.

Dyshohet se shkak për vdekjen e 85-vjeçarit Gjet Ndue Deda ishte një cigare e lënë ndezur që i ka vënë flakën si fillim dyshekut. Tragjedia ka ndodhur për pak minuta dhe as fqinjët që nxituan të fiknin flakët nuk kanë mundur ta shpëtojnë të moshuarin.

Deda jetonte më të birin. Dy djemtë e tjerë jetojnë në Gjermani, ndërsa bashkëshortja e tij kishte vrarë veten pak kohë më parë.

Policia po heton për të zbardhur ngjarjen.

Top Channel