Interi ngjitet në krye të Serisë A

24/10/2017 22:45

Interi ka mundur 3-2 Sampdorian dhe është ngjitur në krye të Serisë A.

Skriniar dhe dygolëshi i Mauro Icardit i dhanë zikaltërve një fitore që u duk e lehtë deri në minutën e 64, atëherë kur kryesonin 3-0.

Por, Sampdoria u kundërpërgjigj me golat e Kownacki dhe Quagliarella, duke i bërë interesante 5 minutat e fundit.

Pas këtij suksesi të radhës, skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti e sheh veten në krye të renditjes me 26 pikë, duke pritur ndeshjen e Napolit të vendit të dytë (25 pikë), që do të luajë në transfertë ndaj Genoa.

Top Channel