Interi kundër Sampdorias për hakmarrje dhe kreun e renditjes

24/10/2017 11:35

Nëse Interi do të rezultojë triumfues sonte ndaj Sampdorias do të marrë, të paktën deri të mërkurën mbrëma kreun e klasifikimit të Seria A.

Inter-Sampdoria do të jetë ndeshja e parë e javës së 10-të të Seria A, që do të zhvillohet këtë mesjavë, çka i jep mundësinë zikaltërve që të shijojnë vendin e parë në renditje, pozicion që prej kohësh nuk e mban.

Por përveçse synimit të marrjes së kreut, zikaltrit e drejtuar nga Spaleti duan edhe një hakmarrje ndaj Sampdorias pasi sezonin e kaluar i mposhti në San Siro 1-2, duke u shuar çdo mundësi për një vend në Champions.

Top Channel