E ardhmja “ruse” e Ferrarit quhet Shwartzman

24/10/2017 21:03

E ardhmja e Ferrarit duket se do të flasë…rusisht! Në akademinë e pilotëve të skuderisë nga Maranello sapo është prezantuar një pilot rus. Bëhet fjalë për Robert Shwartzman, 18 vjeç, që po zhvillon disa gara në Formulën “Renault 2.0”.

E pikërisht përpara garës së fundit, që është programuar për këtë fundjavë në Barcelonë, talenti rus ka fituar 4 gara dhe renditet i katërti në klasifikim.

Shwartzman do t’u bashkohet pilotëve të tjerë si Charles Leclerc, Antonio Fuoco, Guan Yu Zhou, Giuliano Alesi, Marcus Armstrong, Enzo Fittipaldi, si dhe Callum Ilott.

Siç e keni vënë re, Ferrari e ka tashmë një sponsor rus, “Kaspersky”, të specializuar në programet kompjuterike për sigurinë kibernetike, ndërsa Botërori i Formulës 1, në historikun e tij ka pasur dy pilotë rusë: Vitaly Petrov dhe Daniil Kvyat, me këtë të fundit që garon për Toro Rosson.

Shwartzman e ka nisur karrierën në garat me makina në moshën 5-vjeçare, në kategorinë “kart”, e më pas ka garuar në Formulën 4 gjermane dhe italiane, ndërsa në shtator nisi të provonte edhe Formulën 3. Testimi i fundit në këtë kategori duket se ka qenë vendimtar që drejtuesit e Maranellos të marrin këtë vendim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA