Dy aksidente në Tiranë, njëri me pasojë vdekjen

24/10/2017 14:17

Dy aksidente rrugore, njëri me pasojë vdekjen, ndodhën në kryeqytet gjatë paradites së të martës.

Një 74-vjeçar që lëvzte me biçikletë në rrugën “Hoxha Tasim” u përplas nga një automjet.

I moshuari ndërroi jetë rrugës për në spital ndërsa drejtuesi i mjetit, në përpjekje për të shmangur aksidentin u përplas me një pemë duke rrezikuar edhe jëtën e kalimtarëve në trotuar.

Ndërkohë, një tjetër i moshuar u përplas nga një automjet në zonën e njohur si ish-Parku, teksa po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Top Channel