Aksident në Elbasan-Tiranë, plagoset 59-vjeçarja

24/10/2017 10:08

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e të martës në aksin rrugor Elbasan-Qafë Krrabë, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, fatmirësisht pa pasoja të rënda.

Sipas policisë një mjet tip BMW me targë AA 419 FY ka goditur nga pas mjetin tip “Benz” me targë AA 987 PC. Si pasojë është dëmtuar rëndë pasagjerja e Benzit, F. A, 59 vjeçe, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për drejtuesin e BMW-së, H.H, 30 vjeç për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Top Channel