Skënderbe me dy “fytyra”, Teuta bie në 28 minuta

23/10/2017 18:52

Skuadra e Skënderbeut ka marrë 3 pikët e radhës në Kategorinë Superiore, me një fitore bindëse në transfertë 1-4 ndaj Teutës në Durrës.

Vendësit e nisën në mënyrë të shkëlqyer takimin, duke shënuar që në minutën e 8 me Amadu, i cili ishte goli i vetën në pjesën e parë.

Në 45 minutat e dyta, në fushën e lojës Skënderbeu ishte një tjetër skuadër, duke arritur të përmbysë gjithçka, madje duke shënuar 4 gola.

Taku në minutën e 50 barazoi rezultatin, Lila ktheu në gol një 11-metërsh në të 66-tën, duke i dhënë avantazhin dhe qetësinë korçarëve, të cilët nuk u ndalën këtu.

Vetëm 7 minuta më pas, golin për Skënderbeun e gjeti edhe Sowe, ndërsa në minutën e 78-të Muzaka vulosi në 1-4 fitoren e korçarëve, të cilët shkëputen sërish 3 pikë nga Kukësi i vendit të dytë.

Top Channel