Qesh mirë kush qesh i fundit

23/10/2017 16:26

Shprehja “qesh mirë kush qesh i fundit” është e duhura për të përshkruar një episod të ndodhur gjatë një ndeshjeje futbolli në Tajlandë.

Satri Angthong luante kundër Bangkok Sports, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Tajlandës. Rezultati i 90 minutësisht dhe kohësh shtesë u mbyll në barazim 2-2 dhe skuadrat iu drejtuan goditjeve nga pika e bardhë e penalltive.

Edhe këtu “odiseja” për të gjetur fituesin zgjati plot 19 herë dhe përcaktues u bë portieri i Satri. Futbollisti i Bangkok godet fort, por topi përplaset në travesë dhe fluturon në ajër.

Portieri i Satri rend drejt mesfushës për të festuar gabimin e lojtarit kundërshtar, ndërkohë që topi bien nga lart dhe ngadalë përfundon në rrjetë

Top Channel