Ish-kapiteni kuqezi, por edhe ish-kapiten i Marsejës ka nisur topin e parë në një prej sfidave më të rëndësishme të kësaj jave në ligën franceze, Marsejë-PSG.
Një nderim ky që i është bërë Lorik Canës nga një prej ekipeve ku ai ka luajtur më gjatë, madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.
I pyetur nga “Supersport” se nëse do të dëshironte që të bëhej një “Igli Tare” tek Marseja, duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm të shqiptarit tek Lazio, ish-kapiteni Cana nuk e mohoj këtë dëshirë, duke u përgjigjur “Pse Jo”.
Ndërsa për veten e tij futbolli ka qenë karriera ku ai ka investuar për vite me radhë, për djalin e tij Cana ëndërron një tjetër karrierë, gjithnjë duke qëndruar në sport, por jo në futboll.
“Dëshiroj që djali im të behet tenist”, deklaroi Cana gjatë një lidhje me Skype për ekranin e Supersport.
Ndër të tjera ai foli edhe për karrierën e tij si me PSG, ashtu edhe me Marsejën, ekipe më të cilat ai edhe u formua akoma edhe më tej si lojtar, duke rrëmbyer edhe shiritin e kapitenit tek këta të fundit.
Pengu i vetëm i Lorik Canës duket se ka qenë ai titull i humbur i sezonit 2008-2009, kohë në të cilën ai mbante edhe shiritin e kapitenit tek Marseja.
Top Channel