Lazio “blindon” Strakoshën deri në 2022

23/10/2017 15:43

Penalltia e pritur ndaj Dybala ishte qershia mbi tortë, e një sezoni si protagonist për Thomas Strakosha dhe kjo ka bërë që portieri i kombëtares shqiptare të kalojë në lupën e skuadrave më të mira italiane.

Në këto kushte Lazio, me Igli Taren në komandë ka nxituar që të rinovojë kontratën e numrit 1 të portës së Lacios, duke firmosur deri në verën e vitit 2022 me të.

Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi kryeqytetas me një komunikatë për shtyp, por për momentin nuk jepen detaje për termat financiare.

Së bashku me Strakoshën ka rinovuar kontratën edhe sulmuesi kryesor i Lazios, Ciro Immobile .

Top Channel